Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi: Në BDI nuk diskutohet për dalje nga Qeveria

Teuta Arifi: Në BDI nuk diskutohet për dalje nga Qeveria

Këtë sot e deklaroi deputetja dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, e pyetur për ta komentuar deklaratën e kolegut të saj partiak, Rafiz Haliti se partneri i tyre i koalicionit VMRO-DPMNE-ja duhet sa më shpejt të gjejë zgjidhje për problemin me emrin. Arifi tha se ata do të nxisin një debat konstruktiv me partnerët e koalicionit për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me emrin.

Në parti nuk debatohet për çështjen e daljes nga Qeveria. BDI hyri në Qeveri me legjitimitet të plotë të votuesve të vet, por gjithsesi mund të ketë debat lidhur me politikat qeveritare.

Këtë sot e deklaroi deputetja dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, e pyetur për ta komentuar deklaratën e kolegut të saj partiak, Rafiz Haliti se partneri i tyre i koalicionit VMRO-DPMNE-ja duhet sa më shpejt të gjejë zgjidhje për problemin me emrin. Arifi tha se ata do të nxisin një debat konstruktiv me partnerët e koalicionit për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me emrin.

“Nuk mund të them se kemi propozim të gatshëm, por interesi ynë i madh si parti politike dhe si përfaqësues të shqiptarëve është integrimi i shpejtë”, tha Arifi.

Pozicioni i BDI-së në Qeveri, siç tha ajo, duhet të përforcohet. Gjithashtu mendon se mund të bëhet më tepër në implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

E pyetur nëse e mbështet idenë për ndërtimin e xhamisë Burmanli në sheshin “Maqedonia” në Shkup, Arifi tha se në parim ata nuk dakordohen që të ndërtohen objekte religjioze me para shtetërore. “Nëse hyjmë në një proces të tillë, ai është i pafund. Të gjithë ata të cilët hyjnë në procese të ndërtimit dhe të lojës me ndjenjat fetare dhe me objektet fetare, duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që provokon tek pala tjetër”, deklaroi Arifi.

Arifi, e cila është edhe kryetare e Komisionit të Kuvendit për politikë të jashtme, theksoi se sot dhe dje pati takime me anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Senatit të Republikës Çeke dhe Komisionit për politika të BE-së pranë Senatit të Republikës së Italisë.

Arifi theksoi se në takime kanë biseduar për prioritetet e vizave, përkatësisht për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Miqtë tanë janë të gatshëm t’i mbështesin synimet tona, por gjithashtu na tregojnë se duhet të tregohemi konstruktivë në atë kontest që e kemi, në mënyrë që më lehtë të na ndihmojnë në ato procese”, deklaroi Arifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *