Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi eurodeputeten Angelika Beer

Thaçi takoi eurodeputeten Angelika Beer

Megjithate I thash qëndrimet e mia dhe shqetësimet për lëvizjet politike në Maqedoni sidomos për bllokimine procesit integrues, mos implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe joseriozitetin e qeverisë në raport me krizën e ekonomike. E sigurova zonjën se ne do jemi kooperativ dhe në mënyrë të të skajshme kundrejt proceseve integruese”, deklaroi Thaçi.

Urim Hasipi
Tetovë, 10 prill-Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot në selinë e tij priti në një takim eurodeputeten e Gjermanisë Angelika Beer.

Pas takimit Thaçi për mediat ka deklaruar se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian sjellin një optimizëm në vend por ai ka shfaqur edhe brengën e tij për bllokimin e disa proceseve në vend.” Shpreha një falenderim pasi që na sjellin një optimizëm përfaqësuesit e Unionit Evropian të Gjermanisë.

Megjithate I thash qëndrimet e mia dhe shqetësimet për lëvizjet politike në Maqedoni sidomos për bllokimine procesit integrues, mos implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe joseriozitetin e qeverisë në raport me krizën e ekonomike. E sigurova zonjën se ne do jemi kooperativ dhe në mënyrë të të skajshme kundrejt proceseve integruese”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa euroambasadorja Beer theksoi se është e inetersuar që vendi të ec drejt eurointegrimeve.
“Është shumë me rëndësi për mua që sot ndodhem në Tetovë pas 9 viteve nga përfundimi I konfliktit në këtë regjion.

Kam qenë në Tetovë disa herë edhe sot jam në këtë pjesë të shtetit për të biseduar me strukturat multietnike në Maqedoni dhe të shohë se pas zgjedhjeve çka do të ndodhë në të ardhmen. Nga perspektiva evropiane kërkojmë që proceset integruese të vazhdojnë.

Tani në Maqedoni një parti ka shumicën apsolute që do të thotë se e ka përgjegjësinë për ardhmërinë e shtetit por edhe ta bindë bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimni Evropian si dhe NATO-në, se pakicat në këtë shtet si dhe shqiptarët si pakicë më e madhe në shtet kanë mundësinë edhe si opozit të jenë të kyqur në procesin e vendimeve politike”, tha Beer.

Ajo është shprehur optimiste se do të vazhdojë të ndjek ngjarjet në Maqedoni. “Të gjithë qytetarët maqedonasit, shqiptarët, romët si dhe të tjerët që jetojnë këtu I konsiderojmë si shokë dhe me padurim I presim hapat e ardhshëm për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së “ tha ajo pas takimit me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *