Home / Sport / “The Sun”: Çelzi ka arritur marrëveshje me Ançelotin

“The Sun”: Çelzi ka arritur marrëveshje me Ançelotin

Sipas prestigjiozes britanike “The Sun”, trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti drejtuesve të Çelzit u ka pohuar se është i gatshëm për të marrë detyrën e trajnerit nga Gus Hidink, i cili do të qëndrojë me “blutë” deri në fund të sezonit, ndërsa më pas përsëri do të përqendrohet tek kombëtarja e Rusisë.

Sipas tabloidit “The Sun”, trajneri italian i ka premtuar Roman Abramoviçit se në verë do të transferohet në Londër, me çka do të realizohej dëshira e madhe e pronarit të Çelzit. Abramoviç dëshironte ta shoh Ançelotin në “Stamford Bridge” që në janar, mirëpo ky i fundit preferoi ta mbyll edicionin aktual me Milanin, duke detyruar Abramoviçin që holandezin Gus Hidink ta ofrojë si zgjidhje të përkohshme. Burimet e afërta me klubin londinez kanë pohuar se marrëveshja është arritur dhe Ançeloti në qershor do të nënshkruajë kontratë trevjeçare të vlefshme, 5,8 milionë funte për sezon. Ançeloti ishte edhe në shënjestër të Florentino Perezit, i cili trajnerin italian synonte ta prezantonte si përforcimin e tij të parë të madh, në rast se do të bëhej sërish president i Realit të Madridit. Megjithatë, Abramoviç ka arritur të bind personalisht, prandaj tash vetëm pritet vetëm përgjigja e klubit kuqezi. Sipas Ançelotit ai ka një “marrëveshje xhentelmene” me Silvio Berluskonin, e cila e lejon atë që ta braktis klubin gjatë kësaj vere.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *