Home / Sport / Trajneri i Marsejes mbron kosovarin: Nuk ka bere faj

Trajneri i Marsejes mbron kosovarin: Nuk ka bere faj

Tekniku i Olimpik Marsejes Erik Gerets ka dale ne mbrojtje te kapitenit te skuadres Lorik Canes. Gerets kerkon qe mos te kete denim shtese, pasi sipas tij mjafton pauza prej vetem nje ndeshje.

Lorik Cana eshte perfshire ne nje zenke, ne ndeshjen e fundit, Lorient- Olimpik Marseje, dhe gjyqtari e ndeshkoi ate me karton te kuq. Por, kosovari, pervec se do te mungoje ne ndeshjen e radhes, ndaj Okserit, pret te mesoje vendimin e Komisionit te Disiplines. Cana mund te denohet edhe disa ndeshje te tjera. Klubi reagoi nepermjet trajnerit Gerets, qe shpreson te mos merret asnje mase ndaj Canes. Trajneri ka dale plotesisht ne mbrojtje te kosovarit, duke theksuar se ai nuk kreu asnje veprim anormal. “Cana nuk ka bere asnje veprim, per t’u denuar. Ishte nje episod i ndeshjes dhe Cana doli me karton te kuq,” – theksoi trajneri, i cili i beri apel federates qe te mjaftohet me kaq. Mediat franceze e kane pershkruar incidentin, si teper anormal. Ne nje foto, duket se Cana eshte sulmuar nga disa lojtare kundershtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *