Home / Lajme / Maqedoni / Varrosen vëllezërit Hasani që humbën jetën në tërmetin në Itali

Varrosen vëllezërit Hasani që humbën jetën në tërmetin në Itali

Në orën njëmbëdhjetë e pesëdhjetë të natës, i dyti ka qenë në ora 1 e 15 dhe i treti ka qenë në ora 3, kam qenë vete e i katërti me shokët e mij. Dha Zoti e dolëm, si kemi dalë edhe unë nuk e di, nuk mundë ta përshkruj. Ambassadori i Shqipërisë të lajmërohet dhe të interesohet dhe i joni mos me ardh, kjo e pamundur është, unë nuk e di deri kur kjo ka me shku kështu”, thotë një familjarë

Urim Hasipi
Tetovë, 10 prill-Pesë ditë pas tërmetit katastrofal, i cili e goditi Italinë qendrore, sot në varrezat e fshatit Senokos të Gostivarit u varrosën mërgimtarët, vëllezërit Refik (44) dhe Xhemal (42) vjeçar Hasani, të cilën humbën jetën në mënyrë tragjike.
Me lot në sy kanë pritur ardhjen e arkivolëve familjarët e viktimave të cilët humbën të afërmit e tyre në tërmetin që kaploi qytetin italian Akuila.

Në fshatin Senakos sot ishte ditë zie.Të gjithë me lot dhe vaj kanë pritur dhe përcjellur për në banesën e fundit arkivolet e dy vëllezërve Xhemal dhe Refik Hasani.

Për tmerrin që përjetuan shqiptarët gjatë tërmetit rëfen edhe fqiu I dy vëllezërve Hasani.Që tragjedia të jetë më e madhe ai thotë se nuk u ka ndihmuar askush nga ambasada e Maqedonisë në Itali.

“Në orën njëmbëdhjetë e pesëdhjetë të natës, i dyti ka qenë në ora 1 e 15 dhe i treti ka qenë në ora 3, kam qenë vete e i katërti me shokët e mij. Dha Zoti e dolëm, si kemi dalë edhe unë nuk e di, nuk mundë ta përshkruj. Ambassadori i Shqipërisë të lajmërohet dhe të interesohet dhe i joni mos me ardh, kjo e pamundur është, unë nuk e di deri kur kjo ka me shku kështu”, thotë një familjarë
Ndërkohë që atmosfera e zymtë ka mbizotëruar edhe në familjen Osmani në fshatin Negotinë.

Në fshatin fqinjë Negotinë të Pollogut arriti edhe kufoma e 14-vjeçarjes Valbona Osmani, e cila pësoi në rrënojat e qytezën Poxho Piaçenca.I ati I saj tregon çastet e vështira gjatë tërmetit.Rrëfimit të atit të Valbonës ju bashkangjit edhe kushëriri I tyre I cili ka qenë në Itali gjatë tërmetit.

Gjendja është katastrofale krejt qyteti I vjetër I laquilas krejt fshatrat në rrethinë janë të rëzuar krejt komplet 99 përqind venbanim atje nuk ka krejt janë të rëzuara”, tregon një familijarë tjetër.
“Gruaja me djalin që e kasha aty afër e kishte kapur nën sqetull dhe u grumbulluam në një arkë që e kasha ndërtu në shtëpi, unë u futa për me nxjerë vajzën që shkoi që nuk është sot më, mirëpo mundësia nuk mu dha nuk munda të mbri deri atje, I nxora këta të dy që I kasha më afër.
E gjeta pas dy orëve nuk kishte mundësi tjetër, e geta dikur ka 5 e gjysmë e mëngjesit, vecmë e kishte kokën të shtypur, provova mos ka ndonjë sinjal jete por pash që skishte asgjë, këta mu vunë që ta cojmë në spital mos ka ndonjë shpresë por unë shpresat I humba”, rëfen babai i Vlabonës, Medi Osmani.

Në varrim morën pjesë disa mijëra bashkëfshatarë nga fshatrat në afërsi.
Numri I viktimave nga Maqedonia që humbën jetën gjatë tërmetit në Itali arrinë 6 persona.

Ndërkohë që shumica e viktimave në tërmetin më të fuqishëm që e goditi Italinë gjatë tre dekadave të kaluara, sot u varrosën, ndërsa numri i viktimave sipas të dhënave më të reja u rrit në 289 persona.

Mijëra njerëz u mblodhën që t’u japin respektin e fundin 205 viktimave, të vendosur në arkivole, të mbuluar me lule. Në arkivole të bardhë janë vendosur trupat e fëmijëve, të cilët e humbën jetën në tërmet.
Ndërsa flamujt në gjysëm shtizë u ngritën në mbarë Italinë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *