Home / Lajme / Maqedoni / Vela dhe Bexheti uruan njeri tjetrit punë të mbarë

Vela dhe Bexheti uruan njeri tjetrit punë të mbarë

Kemi dy objekte që presin të përfundojnë edhe pse është dashur që të përfundojnë në vitin 2007, mjetet shumë ngadalë vijnë, paisjet e labaratorëve, përsosja e kuadrove për vazhdimin e studimeve jasht shtetit, përgatitja e korikulemeve për studentët që të jetë brenda dy viteve, biblioteka dhe konvikti studentor dhe vazhdimi I politikës së bashkëpunimit me institucione tjera”, ishin disa nga prioritet e Velës që I dha në pres konferencën me gazetarë

Urim Hasipi
Tetovë, 15 prill-Sadi Bexheti sot dorëzoi postin e tij prej rektori ushtruesit të detyrës Agim Vela, I cili dje gjatë mbledhjes së senatit të USHT-së ka marrë votën e 21 senatorëve ndërsa një nuk ka qenë I pranishëm.Pranim dorëzimi I detyrës së rektorit sot është bërë në një ceremoni në rektoratin e USHT-së.

Pas aktit të pranim dorëzimit ish rektori Sadi Bexheti I ka uruar punë të mbarë rektorit të ri Agim Velës.

”Nga të gjitha propozimet që ishin përparësi ju dha Agim Velës, I cili ka qenë prorektor për çështje arsimore në USHT-së.Punën pedagjike e ka filluar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1974.Ka një përvojë të madhe pedagogjike dhe arsyetueshmëria ka qenë nga pesë gjasht.Më e rëndëishme është se profesori nuk I takon asnjë partie politike, asnjëherë nuk është marrë me politikë dhe mendoj nuk ka gauar senati që I dha detyrën Agim Velës sepse nuk do të kemi ndikime partiake dhe I dëshiroj sukses duke vazhduar punën të cilën e ka nisur”, tha Bexheti.

Detyrën ushtrues rektor gjatë fushatës e ka kryer Fejzullah Shabani prorektor për studime posdiplomike.
Ndërkaq edhe rektori I ri Agim Vela është shprehur se do të vazhdojë me projektet e filluara nga Bexheti për të mirën e studentëve.”I uroj Bexhetit punë të suksesshme si kryetar I komunës.

Nga ardhja e Bexhetit si rektor të cilin e gjeti me 4 fakultete, mirëpo me punën e tij të palodhshëm dhe kontributin e tij gjatë këtyre viteve këtij institucioni I dha fizionomi bashkohore, dhe jemi krenar për këtë.

Jam I bindur se objektivat e realizimit që I ka vendosur Bexheti do të vazhdojnë edhe më tej.Mbetemi me shpresë se edhe Ministria do t`a kryejë obligimin dhe mbështetjen ndaj këtij institucioni”, tha Vela para gazetarëve.

Ai tha se ka prioritet përfundimin e objektit për fakultetin ekonomik dhe juridik.“Kemi dy objekte që presin të përfundojnë edhe pse është dashur që të përfundojnë në vitin 2007, mjetet shumë ngadalë vijnë, paisjet e labaratorëve, përsosja e kuadrove për vazhdimin e studimeve jasht shtetit, përgatitja e korikulemeve për studentët që të jetë brenda dy viteve, biblioteka dhe konvikti studentor dhe vazhdimi I politikës së bashkëpunimit me institucione tjera”, ishin disa nga prioritet e Velës që I dha në pres konferencën me gazetarë, duke nënvizuar se këto janë vetëm disa punë në kontestin gjasht mujor.

Ndryshe Bexheti postin e rektorit e morri në vitin 2006 nga rektori I atëhershëm Nexhbedin Behadini, ndërsa pas dy e më shumë vitesh pasi u kandidua për kryetar komuna këtë post ia le në trashëgim profesorit të anatomisë Agim Vela, I cili për gjasht muaj është ushtrues detyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *