Home / Sport / VICTOR VALDES, DY NDESHJE LARG REKORDIT TË KLUBIT

VICTOR VALDES, DY NDESHJE LARG REKORDIT TË KLUBIT

Portieri i Barcelonës Victor Valdez edhe pse nuk pëlqehet shumë nga fansat e klubit, ai megjithatë ka gjasa që të shënojë rekord të klubit pa gol të pranuar. Valdez ka kaluar legjendat e klubit si Andoni Zubizareta, Pedro Artola dhe Antoni Ramallets, por ende gjendet pas Miguel Reinas dhe për ta kaluar edhe atë i duhet të ruajë portën të paprekur në dy ndeshjet e radhës me Valecian dhe Real Madridin.

Barcelona është në rrugë të mirë që t’i thyejë të gjitha rekordet në La Liga-n spanjolle, por nuk është vetëm skuadra që mund ta bëjë një gjë të tillë, por edhe portieri Victor Valdes, i cili nuk di për gol të pranuar qe shtatë ndeshje apo 632 minuta, dhe vetëm dy ndeshje është larg rekordit të klubit. Tashmë portieri jo shumë i pëlqyer nga tifozët blaugran ka kaluar legjendat e klubit si Andoni Zubizareta, Pedro Artola dhe Antoni Ramallets, por jo Miguel Reinan, ndryshe babai i portierit aktual të Liverpulit, Pepe Reina, i cili gjatë edicioni 1972-73 kishte mbetur i pamposhtur plot 824 Minuta. Nëse Valdes nuk pranon gol në dy sfidat e ardhshme që Barça i zhvillon kundër Valencias dhe Real Madridit, atëherë do ta thyejë rekordin e vjetër 36 vjet.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *