Home / Sport / Vieri vazhdon në Brazil

Vieri vazhdon në Brazil

Sulmuesi veteran italian Kristian Vieri së shpejti pritet të transferohet në kampionatin Brazilian. Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit Frank Asunsao, i cili vërteton se Vieri dëshiron ti bashkangjitet Ronaldos te Korintiasi.

Kristian Vieri pritet të fillojë një aventurë të re në kampionatin brazilian tek skuadra e Korinthiasit. Këtë dëshirë të sulmuesit italian e deklaron menaxheri i tij, Frank Asunsao, i cili është një nga më të njohurit në Itali.

Vieri së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Atalantës në Serinë A, por në fillim të këtij muaji vendosi të prishë kontratën me klubin bergamask. “Sky Sport” njofton se Bobo Vieri dëshiron t’i bashkëngjitet brazilianit Ronaldo tek Korinthiasi.

Për këtë, menaxheri i tij deklaron për LanceNet: “Mundësitë janë 90% që Vieri të luajë në Brazil. Ai dëshiron të aktivizohet atje, dhe është i mahnitur me idenë e këtij transferimi”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *