Home / Sport / Xhemaili, nje shqiptar idhull ne Torino

Xhemaili, nje shqiptar idhull ne Torino

Futbollisti nga Bogovina e Tetovës,që luan për kombëtaren e Zvicrës, për një kohë të shkurtër ka fituar simpatinë e të gjithëve në Torino.

Blerim Xhemaili lindi ne Maqedoni, saktesisht ne fshatin Bogovine te Tetoves, mirepo eshte rritur ne Zvicer. Xhemaili eshte gjithashtu nje prej lojtareve me te mire te Torinos, gjate ketij sezoni.

“Torino eshte shtepia ime”, – shprehet Xhemaili. “Deshiroj te vazhdoj karrieren me kete ekip”, – thekson shqiptari, i cili kerkohet me ngulm te rikthehet te Boltoni, nga ku erdhi ne Itali ne forme te huazimit. Dy tifoze te Torinos moren nga nje autograf prej futbollistit, Blerim Xhemaili, dhe nje pergjigje para se te largoheshin: “Do te bejme gjithcka te mundshme per te shpetuar Torinon. Dhe nese nuk e arrijme… ku do te shkojne meritat?”

Drejtori i klubit te futbollit te Torinos, Kairo e ka pergatitur nje oferte per te rinovuar kontraten me lojtarin shqiptar, qe pranoi te veshe fanellen e kombetares se Zvicres. Mesfushori, kartonin e te cilit e kerkon Boltoni, e ka bere te qarte se do te mbetet ne Torino, ne rast se kjo skuader do te qendroje mes me te mirave te Seria A.

“Perndryshe,- thekson Xhemaili, – endrra mund te behet utopi. Kam mesuar se presidenti do te ribleje kartonin dhe kjo do te jete dicka e bukur, prandaj ne keto momente po mendoj vetem per te ardhmen e Torinos”. Xhamaili eshte ne prag te ditelindjes. Ai do te mbushe 21 vjet dhe thote se kete jave ndaj Katanias, nje fitore do te sherbeje per te rritur moralin brenda ekipit.

“Kete jave do te ndeshemi me Katanian. Duhet te fitojme, qe te mos rrezikojme renien ne nje kategori me poshte. Besoj se do t’ia dalim”, – theksoi Blerim Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *