Home / Sport / Xhorxh Best zgjidhet futbollist me i mire ne historine e Machester Utd.

Xhorxh Best zgjidhet futbollist me i mire ne historine e Machester Utd.

Xhorxh Best eshte zgjedhur futbollisti me i mire ne historine e skuadres se Manchester Utd., duke lene pas Ser Bobi Çarltonin dhe Erik Kantonan.

Futbollisti legjendar i Manchester Utd. Xhorxh Best eshte zgjedhur si futbollisti numer 1 ne historine e deritanishme te klubit. Ai ishte ne kreun e listes se prestigjiozes “Daili Mail”, e cila zgjodhi Top 50 futbollistet me te medhenj te skuadres se Manchester-it.
Ne vendin e dyte radhitete Ser Bobi Çarlton, ndersa i treti eshte Erik Kantona. Ne dhjeteshen e pare jane gjetur edhe emrat e Denis Jol(4), Rajan Gigs (5), Roi Kin (6), Dankan Eduards (7), Peter Shmaihel (8), Brajan Robson (9) dhe Kristiano Ronaldo (10).
Nga futbollistet aktual te “djajve te kuq” ne mesin e Top 50 jane gjetur Poll Skolls (12), Uein Runi (17), Rio Ferdinand (30), Geri Nevill (35) dhe Nemanja Vidiç (50).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *