Home / Sport / 38-vjeçari Guardiola, gati të kalojë çdo kufi

38-vjeçari Guardiola, gati të kalojë çdo kufi

Edhe pse për Guardiolën kjo është eksperienca e parë si trajner në një skuadër profesioniste, megjithatë me rezultatet dhe lojërat e treguara ai është shumë afër që ta shënojë emrin në historinë e Barcelonë, si trajneri më i suksesshëm në një sezon.

Pep Guardiola po drejton për herë të parë në jetën e tij një klub
profesionist, por pavarësisht mungesës së eksperiencës dhe
moshës së re, ai ka rezultuar më shumë i suksesshëm seç mund
të ishte imagjinuar. Me ide të reja dhe dëshirë të madhe, ai ndërtoi
një skuadër, e cila është e gatshme të kalojë çdo kufi. Më 17 janar
të vitit 2009, ai theu rekordin e parë, pasi Barcelona grumbulloi 50
pikë nga 57 të mundshme, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë
më parë. Katalanasit fituan 18 ndeshje, barazuan dy dhe humbën
një. Gjithsesi, ajo mjaftoi vetëm për të konfirmuar potencialin e
vërtetë të ekipit, që drejtonte 38-vjeçari. Momentalisht, ai ka arritur
të jetë vetëm një pikë larg titullit kampion në Spanjë, të luajë në
finalen e Kupës së Mbretit dhe në finalen e Ligës së Kampioneve.
Një trofe pothuajse i siguruar dhe dy të tjerë shumë pranë, për të
kaluar çdo parashikim dhe për ta bërë këtë, një nga sezonet më të
suksesshëm në historinë e klubit katalanas. Dominimi në kampionat
ishte absolut, duke kaluar kuotën e 100 golave të shënuar
dhe duke i fituar të dyja përballjet me Realin e Madridit, ku në të
dytën arritën një sukses të magjishëm, pikërisht me rezultatin 6-2
në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë që këto paraqitje ai i kishte
përjetuar më parë, pikërisht gjatë kohës që luante si futbollist me
Barcelonën, nën drejtimin e Johan Krujfit, por tashmë është i
gatshëm të rivalizojë mësuesin e tij. Shumë sukses, shumë spektakël
dhe harmoni në fushën e lojës. “Ishim përgatitur për të
festuar në përfundim të ndeshjes kundër Vilarealit. Arritëm të
përfundojmë pjesën e parë në avantazh të mjaftueshëm për të
siguruar fitoren, por shpërqendrimi në minutat e fundit na kushtoi.
Tashmë thjesht duhet të presim edhe një javë për të festuar titullin
kampion në Spanjë”, tha trajneri Pep Guardiola.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *