Home / Sport / Adebajor do të largohet nga Arsenali

Adebajor do të largohet nga Arsenali

Futbollisti i kombëtares së Togos, Emanuel Adebajor, sipas të gjitha gjasave në fund të këtij edicioni do të braktis skuadrën e Arsenalit, kurse skuadra e tij e re ka mundësi të jetë Milani. Ka kohë që në media spekulohet për kontaktet Adebajor-Ançeloti, kurse largimin e togolezit e ka konfirmuar në një mënyrë edhe trajneri i ‘topçinjve’, Arsen Venger.

“Gjatë kësaj vere do të humbim një futbollist të fortë. Dita e ndarjes me të po afrohet gjithnjë e më tepër”, ka theksuar Venger. Adebajori gjatë këtij edicioni ka shënuar 30 gola np 36 ndeshje. Vengeri është i vetëdijshëm se edhe Eduardo, Van Persi, Ualkot apo ndonjë futbollist tjetër do të mund të kërkohet nga klube të ndryshme, por ai ka alternativa. “Paraguajani Roke Santa Kruz është futbollist, të cilin do të dëshiroja ta shoh në fanellën e Arsenalit”, ka thënë shkurt Venger. Santa Kruz që nga transferimi i tij nga Bajerni në Blekburn ka shënuar 29 gola në gjithsej 70 ndeshje. Mirëpo, nuk është vetëm Arsenali i interesuar për shërbimet e tij, pasi në gjurmët e Santa Kruzit janë edhe Totenhemi, Mançester Siti dhe Liverpuli

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *