Home / Lajme / Rajon / Agim Çeku ‘braktis’ Kolumbine me urdher te Serbise

Agim Çeku ‘braktis’ Kolumbine me urdher te Serbise

Sipas Çekut, “ky ishte një urdhër jolegjitim” duke shtuar se “jam vërtetë i befasuar që Interpoli ende merret me këtë gjë kur e dinë se Serbia nuk ka autoritet ndaj qytetarëve të Kosovës”. Çeku, ishte ftuar të marrë pjesë në kongresin e parë ndërkombëtar për çarmatim, mobilizim e riintegrim në Kolumbi.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Agim Çeku, është nisur sot nga Kolumbia për në Kosovë. Çeku i ka thënë sot agjencisë Rojters se nga Kolumbia është larguar pas një urdhri nga autoritetet e këtij vendi, meqë kërkohej nga Serbia si i akuzuar për krime lufte.

Sipas Çekut, “ky ishte një urdhër jolegjitim” duke shtuar se “jam vërtetë i befasuar që Interpoli ende merret me këtë gjë kur e dinë se Serbia nuk ka autoritet ndaj qytetarëve të Kosovës”. Çeku, ishte ftuar të marrë pjesë në kongresin e parë ndërkombëtar për çarmatim, mobilizim e riintegrim në Kolumbi.

Ish-kryeminstri i Kosovës, Agim Çeku është dëbuar nga Kolumbia, ka njoftuar Agjencia e Sigurimit Shtetëror. Sipas një komunikate të këtij departamenti, pasi është vërtetuar se për të ekzisotonte një fletëarrest i lëshuar më parë nga Interpoli, autoritetet kolumbiane i kanë kërkuar atij ta lëshojë këtë shtet.

Zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli ka thënë për KTV-në se Çeku është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë, por atij i është thënë se nuk mund të hyjë në Kolumbi për 10 vitet e ardhshme. Kohavision ka raportuar dje në mëngjes së Çeku është ndaluar në Kartahena të Kolumbisë, pasi që për këtë kanë bërë kërkesë autoritetet serbe. Megjithatë, ai nuk është arrestuar sepse ligji kolumbian nuk i merr parasysh fletëarrestet e lëshuara para vitit 2005

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *