Home / Sport / Agron Memedi ftohet në kombëtaren e Maqedonisë

Agron Memedi ftohet në kombëtaren e Maqedonisë

Agron Memedi është përfshirë në listën e seleksuesit të rij të Maqedonisë Mirsad Jonuz, i cili sot kishte konferencën e parë për shtyp që prej ardhjes së tij në krye të Maqedonisë. Përvec Memedit, thirje ka marë edhe Armend Alimi, ndërsa debutues janë edhe Despotovski dhe Ivanovski. Përvec listës së futbollistëvetë cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet kualifikuese me Norvegjinë dhe Islandën , Jonuz prezantoi edhe përbërjen e stafit teknik. Kostov, Shabani dhe Jovçev kopletojnë stafin teknik, në të cilën do të jenë Vllatko Kostov dhe Nexhat Shabani si dhe trajneri i portierëve Gogo Jovcev.

Trajneri i ri i përfaqësueses së Maqedonisë Mirsad Jonuz sot të cilën ai prezantoi listën e zgjeruar të futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010, kundër Norvegjisë dhe Islandës me 6-të dhe 10 qershor.

Në listën e Jonuzit janë gjetur katër debutues, në mesin e të cilëve edhe Agron Memedi nga rradhët e Renovës. Pervec Memeditn është ftuar edhe Armend Alimi nga tabori i Milanos si dhe Filip Ivanovski e Filip Despotovski,të cilët për herë të parë do të grumbullohen me përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë.
Përveç debutuesëve që pritet të jenë një freskim për ekipin kombëtar, pjesa tjetër janë kryesisht futbollistë që kanë luajtur edhe te paraardhësi i Jonuzit, Sreçko Katanec, ndërsa listës prej 24 futbollistëve pritet tu shtohet edhe një debutues, edhe atë portieri i tretë, që do të ftohet pas zhvillimit të javës së fundit në kampionatin e Maqedonisë.

Jonuz prezentoi edhe bëshkëpuntorët e tij të stafit teknik, në të cilën janë dy ndihmës trajnerët Vllatko Kostov dhe Nexhat Shabani, si dhe trajneri i portierëve Gogo Jovçev.

Maqedonia grumbullimin e parë do ta ketë më 31 maj në Shkup, te ndërstesa e FFM-së, mirëpo menjëherë do të udhëtohet për në Ohër në përgatitje katër ditore. Pas kthimit në Shkup Maqedonia do të zhvillojë dy seancat e fundit stërvitore para përballjes me përfaqësuesen e Norvegjisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *