Home / Lajme / Maqedoni / Albin Kurti ndalohet nga policia e Maqedonise

Albin Kurti ndalohet nga policia e Maqedonise

Ai ka hyrë në Maqedoni edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, por asnjëherë nuk është penguar. Sipas lëvizjes ‘Vetëvendosje’, veprime të tilla të qeverisë së Maqedonisë bëhen me qëllim të shkurajimit të shqiptarëve për ta problematizuar drejt padrejtësinë e ushtruar të shtetit maqedonas kundër identitetit, të drejtave dhe kulturës shqiptare.

Rreth orës 19:30 policia kufitare e Maqedonisë ndaloi udhëheqësin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurtin. Ai u ndalua teksa po kalonte në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Në një komunikatë të lëvizjes thuhet se Kurti po mbahet në objektet policore të pikës kufitare maqedonase.

Ai i është nënshtruar marrjes në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha, se Kurti është ndaluar për një bisedë informative që sipas ligjit mundëson ndalimin e një personi për 24 orë. Por Kotevski shtoi se Kurti do të lirohej shpejt.
Albin Kurti po shkonte për të marrë pjesë në shënimin e trevjetorit të Lëvizjes ZGJOHU! nga Shkupi.

Ai ka hyrë në Maqedoni edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, por asnjëherë nuk është penguar. Sipas lëvizjes ‘Vetëvendosje’, veprime të tilla të qeverisë së Maqedonisë bëhen me qëllim të shkurajimit të shqiptarëve për ta problematizuar drejt padrejtësinë e ushtruar të shtetit maqedonas kundër identitetit, të drejtave dhe kulturës shqiptare.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *