Home / Lajme / Maqedoni / Analizohet implementimit i ISO standardeve

Analizohet implementimit i ISO standardeve

Procesi i certifikimit të ISO standardeve do të fillojë me dokumentimin e proceduarave dhe të punës në komunë. Kjo fazë pritet të zgjasë deri më 31 korrik, ndërsa certifikimi pritet që në shtator të verifikohet nga një organizatë ndërkombëtare.

Urim Hasipi
Tetove, 11 maj-Përfaqësues të UNDP-së dhe të shoqatës për kontrollim teknik të kualitetit “Euromak-Kontroll”, të hënën janë takuar me shefat e sektorëve të komunës së Tetovës. Implementimi i sistemit për kualitet në përputhje me ISO standardet është diskutuar gjerësisht në këtë takim.

Në procesin e certifikimit do të përfshihet ekipi i implementimit dhe një koordinator, i cili pritet të caktohet brenda kohës nga ana e komunës.

Procesi i certifikimit të ISO standardeve do të fillojë me dokumentimin e proceduarave dhe të punës në komunë. Kjo fazë pritet të zgjasë deri më 31 korrik, ndërsa certifikimi pritet që në shtator të verifikohet nga një organizatë ndërkombëtare.

ISO standardet krijojnë benifite për komunën gjatë konkurrimit në fonde të ndryshme ndërkombëtare dhe njëkohësisht krijojnë vijueshmëri pune të standardizuar. Për këtë qëllim, në fazën e dytë të këtij pilot-projekti pritet që të gjithë të punësuarit të trajnohen konform këtij sistemi të standardizimit.

Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me UNDP-në do të krijojë edhe zyrën për qytetarët, nëpërmjet së cilës do të shkurtohen procedurat burokratike gjatë shërbimit.

Ndryshe, komuna e Tetovës është njëra ndër katër komunat në Maqedoni, në të cilat ka filluar pilot-projekti për implementimin e ISO standardeve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *