Home / Sport / Armin Veh do të drejtojë Wolfsburgun në sezonin e ardhëshëm

Armin Veh do të drejtojë Wolfsburgun në sezonin e ardhëshëm

Vetëm pak orë pas fitimit të titullit të Bundesligës, drejtuesit Wolfsburgut kanë pohuar se trajneri i ri i ekipit do të jetë Armin Veh .

Ish-trajneri i Stuttgartit do ta marrë drejtimin e Wolfsburgut nga Felix Magath, i cili vendosi të largohet nga klubi pavarësisht se arriti tek titulli i parë në historinë e klubit.

Magath e kishte deklaruar prej më herët kalimin e tij në Schalke dhe pasues i tij tek Wolfsburg do të jetë Armin Bech, i cili edhe një kohë të gjatë është përfolur nga mediat.

Presidenti i Wolfsburgut e pohoi këtë në një intervistë të mbrëmshme për kanalin gjerman ZDF.

Bech, i cili udhëhoqi Stuttgartin drejt titullit të Bundesligës në sezonin 2007, do të vijë në krye të klubit që nga 1 korriku.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *