Home / Sport / Arsenali ofron 12 milione euro per Lorik Canen

Arsenali ofron 12 milione euro per Lorik Canen

Pas shume zerash per nje largim te mundshem te Lorik Canes nga Olimpiku i Marsejes ne fund te ketij sezoni, ne drejtim te futbollistit te Kombetares tashme kane filluar te mberrijne ofertat konkrete.

Dje eshte bere publik interesimi i Arsenalit te Arsen Venger, i cili synon te fitoje garen treshe te klubeve angleze (se bashku me Liverpulin dhe Evertonin) per te marre sherbimet e mesfushorit shkaterrues te Shqiperise.

Lajmi eshte bere i njohur dje nga mediat britanike, te cilat theksonin: “Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, eshte i gatshem te fitoje konkurrence me teknikun e Evertonit per afrimin e mesfushorit Lorik Cana, shkruante ‘Tribalfootball.com’.

Numri nje i pankines se Evertonit eshte vene prej kohesh ne ndjekje te yllit te Marsejes dhe te Kombetares se Shqiperise, dhe eshte i gatshem te ofroje nje shifer prej 8 milione sterlinash per te blere mesfushorin 25-vjeçar, i cili pelqehet edhe nga trajneri Rafa Benitez i Liverpulit. Por Venger nuk e ka mbajtur kurre seket admirimin e tij per Canen dhe pritet te nise tratativat per afrimin e tij ne merkaton e kesaj vere”.

Po sipas shtypit anglez, duket se Venger ka ndermend te ofroje 12 milione euro per te bere te vetin futbollistin shqiptar, nje shifer me e larte se ato qe duan te ofrojne klubet e tjera te interesuara per lojtarin. Vete Cana ka deklaruar ditet e fundit se do t’i pelqente te luante ne Premier League ose ne Bundeslige.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *