Home / Sport / Arsenali shpreson të eliminojë Manchesterin

Arsenali shpreson të eliminojë Manchesterin

Në prag të ndeshjes së kthimit me Mançester Junajtedin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger është shprehur optimist për kualifikimin e skuadrës së tij në finale.

Venger shpreson se për këtë ndeshje ta ketë në dispozicion Robin van Persin, derisa tashmë dihet se në këtë sfidë do të mungojnë Eduardo dhe Arshavin.
“Mendoj se mund ta mposhtim Mançester Junajtedin 2:0. Nga finalja na ndajnë vetëm 90 minuta. Në rast se kalojmë në epërsi, ata do të jenë nën presion, ngase janë të vetëdijshëm se do të eliminohen nëse e pësojnë edhe golin e dytë. Ndeshjet gjysmëfinale janë më të vështirat në Ligën e Kampionëve dhe ne do të bëjmë përpjekje që t’ia vështirësojmë edhe më shumë punën ‘djajve të kuq’”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Arsenali nuk ka fituar trofe që katër vjet. “Topçinjtë” nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve në këtë edicion para tifozëve të vet, por asnjëherë nuk kanë arritur të eliminojnë ndonjë skuadër angleze nga skena evropiane.

Mançester Junajtedi ka marrë një shtysë të madhe para ndeshjes së kthimit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Në fakt, mbrojtësi Rio Ferdinand është paraqitur në stërvitjet e ditës së hënë dhe ai pritet të jetë i gatshëm për sfidën në “Emirates”, që do t’i jepte një siguri shumë më të madhe mbrojtjes së “djajve të kuq”.
Në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, Mançester Junajtedi fitoi me rezultat të ngushtë, 1:0, me golin e shënuar nga O’Shej.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *