Home / Sport / Bajern Munihu arrin marreveshje me Van Gal

Bajern Munihu arrin marreveshje me Van Gal

Zyrtarët e kampionëve aktual gjerman – Bajernit nga Munihu njoftuan se kanë arritur marëveshje me trajnerin holandez, Luis van Gal, që në edicionin e ardhshëm të drejtojë skuadrën “bavareze”.

Luis van Gal mësohet se ka arritur një marrëveshje me Bajernin e Munihut.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se 57-vjeçari Van Gal i cili me Alkmarin këtë edicion fitoi titullin e kampionit të Holandës do të filloi detyrën e re nga 1 korriku i këtij viti, ndërsa skuadra holandeze nuk ka vendosur kurrfarë kushte.
Trajneri i deritashëm, Jirgen Klinsman u shkarkua me 27 prill pas rezultateve të dobëta, ndërsa aktualisht detyrën e trajnerit po e kryen Jup Hajnkes.
“Jemi të kënaqur që një trajner i suksesshëm dhe më përvojë siç është Luj van Gal do të udhëheq Bajernin “, tha presidenti i klubit gjerman, Karl-Hajnc Rumenige.

Van Gal me Ajaksin në vitin 1992 fitoi Kupën UEFA, derisa tri vjet më vonë triumfoi edhe në Ligën e kampionëve të Evropës.
Bajerni, i cili sezonin e kaluar fitoi kupën dhe kampionatin, këtë edicion asnjëherë nuk ishte në krye të renditjes. Aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 63 pikë sa ka Volfsburgu në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të kampionatit

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *