Home / Sport / Barcelona finalisti i dytë

Barcelona finalisti i dytë

Barcelona është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve falë një goli të ‘artë’. Ylli spanjoll, Iniesta së bashku me gjyqtarin norvegjez Ovrebo, ndihmuan katalunasit që ta eleminojnë Chelsean nga kjo garë.

Barcelona është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Klubi katalunas e ka eliminuar Chelsean në gjysmëfinale, pas një loje për infarkt.

Goli i Andreas Iniestas në minutat shtesë ia ka ‘këputur këmbët’ klubit anglez, i cili luajti më mirë dhe udhëhoqi qysh në pjesën e parë.

Goli si mysafir ka quar peshë të madhe në këtë përballje, pasi që spanjollëve iu mjaftoi barazimi 1:1 në Stamford Bridge (ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0).

Përpos Iniestas, Barçën e ka ndihmuar shumë edhe gjyqtari norvegjez Ovrebo, i cili nuk i dha dy penallti për londinezët, njëri prej tyre i sigurt, pas prekjes me dorë të topit nga mbrojtësi Pique.

Sidoqoftë, Chelsea pati disa raste, të cilat nuk ia doli t’i konkretizonte, ndërsa Barcelona e mbajti topin më tepër, kryesisht në mesfushë, të cilën e ka armën kryesore.

Finalisti i vitit të kaluar kaloi në epërsi qysh në minutën e nëntë, kur mesfushori Michael Essien me të majtën realizoi eurogol nga 20 metra.

Pas golit të pësuar, spanjollët tentuan ta barazonin rezultatin, por ata nuk e patën asnjë goditje në portë deri në fund të takimit.

Në minutën e 66-të, mbrojtësi francez i Barcelonës, Abidal, u ndëshkua me karton të kuq, pasi që sipas referit ndërhyri në mënyrë të palejueshme si futbollisti i fundit ndaj sulmuesit vendës Anelka.Megjithatë në përsëritjen e rastit vërehej qartë s kontakti ishte minimal dhe se këtu Barca ishte e dëmtuar.

Dhe, kur anglezët e prisnin vërshëllimën e gjyqtarit dhe kur po mendonin për finalen e Romës, heroi i udhëtuesve Iniesta, pasi mori një top nga Messi, me një goditje precize me të djathtën, e barazoi rezultatin, i cili e coi ekipin e tij në finalen e 27 majit, ku e pret finalisti tjetër Manchester United.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *