Home / Sport / Barcelona humb, pastaj feston titullin. Sevila siguroi vendin e tretë

Barcelona humb, pastaj feston titullin. Sevila siguroi vendin e tretë

Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.
Futbollistët e Seviles kanë shënuar fitore kundër Deportivo La Korunjës me rezultat 1:0 dhe siguruan vendin e tretë në kampionatin spanjoll dhe plasmanin direkt në Ligën e Kampionëve që mbahet sezonin e ardhshëm.

Barcelona festoi gjate, fitimin e titullit kampion, ne Spanje. Katalanasit priten ne shtepi ekipin e Osasunes, ne nje ndeshje pa rendesi, per rezultatin e saj. Barcelona e fitoi nje jave me pare titullin, por priti ndeshjen brenda fushes se saj, per te festuar suksesin me te gjithe tifozet. Rreth 100 mije tifoze te pranishem ne tempullin e futbollit, “Komp Nou” pershendeten heronjte, qe ne drejtimin e Pep Guardioles zhvilluan nje nder paraqitjet me te shkelqyera, mes 19 arritjeve te deritanishme ne kampionatin spanjoll. Trajneri katalanas nje pjese te titullareve i kishte lene pushim, per t’i mbajtur sa me te fresket, para ndeshjes se Championsit. Henri dhe Iniesta do te jete gati per finalen e se merkures, ne Rome. Barca do te perballet me Mancester Junajtid, per te fituar edhe trofeun me te rendesishem ne Evrope. Ne rast triumfi, per Barcelonen do te jete trofeu i trete, pas titullit dhe Kupes se Mbretit.
Sevila një javë para përfundimit të sezonit ka një pikë më shumë se sa Atletiko Madrid, me të cilën ka arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ndërsjella.

Atletiko fitoi bindshëm në takimin kundër Atletiko nga Bilbao, 4:1. Në këtë ndeshje Diego Forlan shënoi het-trik.

Barcelona, e cila tashmë ka siguruar titullin e kampionit, pësoi humbje para shikuesve të vet nga Osasuna 0:1, pasi që luajti në përbërjen e kombinuar.

Villareal shënoi fitore kundër Valencisë me rezultat 3:1, ndërsa Real Madrid do të luajë kundër Majorkës.

Rekreativo dhe Numancia me humbjet që pësuan nga Rasing Santander, përkatësisht Hetafe, të dyja me rezultate 0:1, kanë humbur statusin e anëtarit të ligës së parë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *