Home / Sport / Barcelona luan tennis me Realin në Madrid

Barcelona luan tennis me Realin në Madrid

Superderbi evropian i futbollit ‘el Clasico’ i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e lartë prej 6-2 të skuadrës mysafire, e cila i turpëroi Mbretërit para tifozëve të vet.

Barcelona në takimin e 158-të “El Clasico” midis Madridit ka turpëruar kampionin në fuqi – Real Madridin me rezultat 6:2 (3:1) dhe ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit që do të jetë i pari në tri edicionet e fundit.
Nga dy gola i shënuan Tierri Anri dhe Leo Mesi.
Katalnusait tashmë kanë shtatë pikë përparësi ndaj Realit, kur në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.
Në një ndeshje “atomike” Reali i pari kaloi në epërsi me golin e Iguainit në minutën e 14-të pas harkimit të Serhio Ramosit.
Dy minuta më vonë Eto, huqi barazimin, por në minutën e 18-të asistimin e bukur të Mesit, Anri e shndërroi në barazim. Vetëm dy minuta më vonë kapiteni Pujol me kokë qëlloi për epërsinë e parë të liderit.
Pasuan disa raste për blaugranët, ndërsa dështuan në anën tjetër edhe Roben dhe Iguain. Barcelona, megjithatë ishte skuadër më rrezikshme dhe me anë të Mesit në minutën e 36-të u shkëput pas 45 minutave të parë në dy gola epërsi (1:3).
Vazhdimi solli golin e shpresës për Realin me anë të Ramosit, por shumë shpejt në anën tjetër u kundërpërgjigjen, Anri, Mesi dhe Pikue për të arritur një fitore të madhe (2:6) në Madrid ndaj rivalit të përbetuar.
Kjo disfatë shënon edhe fundin e serisë pa humbje të Realit në 18-të takimet e fundit (17 fitore dhe një barazim). Herën e fundit, Reali u mposht nga rivali i sotëm – Barcelona në dhjetor të vitit të kaluar në “Camp Nou” (0:2).
Njëherësh kjo fitore për “Barçen” ishte jubilare e 60-ta, në takimet “El Clasico”, derisa skuadra mbretërore ka festuar 68-të herë, ndërsa 30 takime janë mbyllur pa fitues.

Barcelona kryeson renditjen me 85 pikë në 34 takime, derisa Reali është i dyti me 78 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *