Home / Sport / Barcelona me probleme para finales së madhe në Romë!?

Barcelona me probleme para finales së madhe në Romë!?

Skuadra e Barcelonës po ballafaqohet me probleme të mëdha para përballjes finale në Ligën e Kampionëve kunër Manchester UTD. Mbrojtësit standard Alvez, Abidal dhe Markez nuk do të luajnë, mirëpo Guardiola mbetet optimist, duke u mbështetur më shumë te treshja sulmnuese në krye me yllin argjentinas Leonel Messi.

Lëndimi i ligamenteve të Thierry Henrys, si dhe lëndimi i shpatullës së Andresa Inieste në El Clasico, para dy javëve janë top-temat në Spanjë, duke pritur në panik nëse do të shërohen deri të mërkurën për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit. “Nuk di nëse do të arrij që të shërohet, këtë do ta dimë të hënën ose të martën. Që të dy kanë vullnet dhe dëshirë që të luajnë në Olimpico, por kjo nuk varet nga ata, por nga mendimi mjekësor “. Përveç që kontributi i tyre do të ishte i jashtëzakonshëm, katalunasit kanë një tjetër brengë shtesë që i ka vënë në panik dhe siklet, është se në këtë marshim drejt titullit të Evropës në finale do të mungojnë nga reparti mbrojtës, tri shtyllat kryesore: Dani Alves, Eric Abidal e Rafael Marquez, kështu që Barcelona udhëton sikur e përgjysmuar me shumë mungesa. Karshi kësaj situate të vështirë, Guardiola kërkon një zgjidhje dhe mendim pozitiv duke thënë se Messi është më i mirë se Ronaldo që ia shton guximin. “Që të dy janë futbollistë të shkëlqyeshëm, por votën time ia jap lojtarit tim. Messi është më i miri ” është i bindur Pep. Pikërisht gjeniu argjentinas është jashtëzakonisht i motivuar për këtë finale që po vjen, sepse para tre vjetëve ka nisur marshimin drejt kulmit të futbolli të kontinentit të vjetër kundër Arsenalit, kur mungoi për shkak të lëndimit. “Nuk kam mundur të jem në Paris për shkak të lëndimit dhe isha tepër i emocionuar. Kjo do të jetë ndeshja më e madhe në jetën time “, ka thënë Messi 21-vjeçar, i cili beson se skuadra e tij, e cila po luan në nivel të lartë, e ka të drejtën të fitojë edhe titullin. Ka shumë njerëz që nuk janë adhurues të Barçës, megjithatë mrekullohen nga mënyra e lojës tonë. E meritojmë titullin për shkak të stilit të lojës sonë, e meritojmë këtë kurorë”, ka përfunduar Messi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *