Home / Sport / Barcelona, vazhdon dominimin edhe kundër Çelsit

Barcelona, vazhdon dominimin edhe kundër Çelsit

Pas fitores 6-2 kundër Realit të Madridit, lojtarët e Barcelonës shprehen se janë gati për të mundur edhe Celsin në Ligën e Kampioneve. Për katalanasit do të ketë dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje, por në dyshim të madh është edhe francezi Tieri Henri, që ka pësuar një dëmtim në gju.

Pas fitores 6-2 kundër Realit, Barcelona kërkon tashmë edhe finalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit do të përballen me të mërkurën në mbrëmje me Çelsin, skuadra e vetme që ka dalë pa pësuar asnjë gol nga Kamp Nou këtë sezon. Fitorja ndaj Realit të Madridit ka bërë që në kampin e Barçës morali të jetë në maksimum, por në Londër pritet të mungojnë 3 lojtarë të rëndësishëm. Në mbrojtje nuk do të jenë dy mbrojtësit Karles Pujol dhe Rafa Markez, i pari për kartona dhe i dyti për shkak të një dëmtimi. Por, në dyshim të madh është edhe francezi Tieri Henri, i cili ka pësuar një dëmtim në gju në sfidën e Bernabeut, ku ai shënoi dy gola. Pavarësisht kësaj, argjentinasi Lionel Mesi shprehet se Barcelona ka një moral më të lartë për momentin dhe se do të luajë në Stemford Brixh njësoj si kundër Realit. “Do të luajmë në të njëjtën mënyrë dhe besoj se do të kemi shumë shanse për të shkuar në finale. Nëse i bëjmë gjërat si të shtunën, atëherë do të kemi mundësi të shënojmë dhe të arrijmë fitoren”, deklaroi Mesi. Barcelona arriti të fitonte 6-2 kundër Realit ditën e shtunë, në një nga ndeshjet më të bukura në histori. Dopietat e Henri dhe të Mesit, si edhe golat e Karles Pujol dhe të Zherard Pike, i dhanë triumfin ekipit katalanas që tashmë ndodhet 7 pikë larg vendit të dytë kur duhen edhe katër javë në përfundim të sezonit. Takimi i kthimit gjysmëfinal mes Celsit dhe Barcelonës do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje. Ndeshja e parë e luajtur në Kamp Nou përfundoi në barazim 0-0 pas një mbrojtje hermetike të bluve të Londrës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *