Home / Lajme / Maqedoni / Bardhyl Mahmuti:Gruevski vazhdon arogancen anti shqiptare

Bardhyl Mahmuti:Gruevski vazhdon arogancen anti shqiptare

“Kjo dashuri dhe lidhje shpirtërore e qeverisë së Gruevskit me Beogradin tenton që të pengojë rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe paraqet një sinjal të qartë për atmosferën nacionaliste anti-shqiptare që dominon në Maqedoni”, theksoi Mahmuti

Urim Hasipi
Tetove, 11 majKryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti reagoi ndaj diferencimit të pozicionit të presidentit të shtetit të Kosovës nga ana e presidentit maqedonas.

“Diferencimi i pozicionit të presidentit të shtetit të Kosovës si dhe koncentrimi i zbutjes së marrëdhënieve me Sërbinë gjatë ftesës për pjesëmarrje në inaugurimin e kryetarit të ri të Maqedonisë, qartë paraqet vazhdimin e arrogancës anti-shqiptare në qeverinë e Gruevskit”, theksoi Bardhyl Mahmuti.

Sipas tij, me një veprim të tillë, z.Ivanovi edhe njëherë përdëfton antipatinë e tij jo vetëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe irritimin e tij ndaj krijimit të shtetit të Kosovës edhe përkundër njohjes formale të pavarësisë së saj nga Republika e Maqedonisë.

“Kjo dashuri dhe lidhje shpirtërore e qeverisë së Gruevskit me Beogradin tenton që të pengojë rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe paraqet një sinjal të qartë për atmosferën nacionaliste anti-shqiptare që dominon në Maqedoni”, theksoi Mahmuti

Bashkimi Demokratik Shqiptar, thekson se dënon ashpër sjelljen e këtillë të nikoqirit të këtij inaugurimi dhe fton partitë politike shqiptare pjesëmarrëse në parlament, sidomos Bashkimin Demokratik për Integrim si pjesëmarrës në këtë koalicion qeveritar, që të bojkotojnë këtë manifestim dhe në mënyrë shumë më të ashpër t’a përcjellin mesazhin se anashkalimi i presidentit Sejdiu dhe vazhdimi i politikës diskriminuese antishqiptare në Maqedoni është në kundërshtim të plotë me parimet dhe metodat e funksionimit të shteteve që aspirojnë integrimin në strukturat e NATO-së dhe BE-së dhe në mënyrë serioze rrezikon stabilitetin rajonal.

“Çdo pjesëmarrje e shqiptarëve në këtë manifestim, do të inkurajojë Ivanovin që të legjitimojë aktet e këtilla diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe vazhdimin e tyre edhe në të ardhmen si dhe do të vërtetojë pjesëmarrjen dekorative të partive shqiptare në institucionet e shtetit”, tha Mahmuti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *