Home / Sport / Bekam mund të mos kthehet në Los Anxhelos

Bekam mund të mos kthehet në Los Anxhelos

Mesfushori anglez në radhët e Milanit, Dejvid Bekam mund të mos kthehet në Los Anxhelos Galaksi në fund të këtij edicioni, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e huazimit ndërmjet dy klubeve, kanë bërë të ditur sot mediat italiane.

Në fakt, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli anglez është aq shumë i dashuruar në klubin kuqezi sa nuk ka dëshirën për t’u kthyer qoftë edhe për disa muaj në kampionatin amerikan. Kontrata e Bekamit me LA Galaksinë skadon në nëntor dhe atëherë ai mund të luajë sërish te Milani që nga janari i vitit 2010, por sipas mediave italiane ekipi ligjor i futbollistit anglez është duke u përpjekur të gjejë një mënyrë për shkëputjen e kontratës para kohe. Burime të kësaj gazete brenda klubit kuqezi kanë thënë se mesfushori anglez ka më shumë dëshirë të mbetet në Itali, se sa të kthehet në Los Anxhelos në muajin e ardhshëm. Mirëpo, vetë Bekam ka hedhur poshtë zërat e tillë. “Nuk ka asnjë mundësi për t’u kthyer në Itali përpara fundvitit”, ka thënë Bekam shkurt për “LA Gazzetta dello Sport”, e cila megjithatë këmbëngul se ka burime të besueshme që ekipi ligjor i futbollistit anglez po bënë të pamundurën për të shkëputur kontratën e Bekamit me LA Galaksinë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *