Home / Sport / Benitez: Përfundimisht i mbyll derën Ouenit

Benitez: Përfundimisht i mbyll derën Ouenit

Trajneri i Liverpulit mohon rikthimin e sulmuesit në “Anfield”, duke u shprehur se ky rast dallon me atë të Robie Faulerit. Fauler atëherë ishte i lënudar një kohë dhe kishte të qartë se nuk do të jetë sulmuesi i parë, ndërsa sipas Benitezit Owen është ende i ri dhe duhet të luajë, gjë që nuk mund t’ia garanton në Liverpul, ku i paprekshën në sulm është Tores.

Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, ka hedhur poshtë spekulimet se Liverpuli është i interesuar të blejë sërish Majkëll Ouenin, i cili ishte në bankinë gjatë ndeshjes së luajtur mes këtyure dy skuadrave dje në “Anfield”, që përfundoi 3-0 për Liverpulin.

Trajneri Alen Shirer e mori këtë vendim pasi Ouen 29-vjeçar nuk ishte në formë gjatë barazimit pa gola kundër Portsmuthit të hënën që shkoi. Trajneri Benitez ka shprehur qartë mendimin e tij, se Liverpuli nuk është i intereduar të blejë sërish Ouemin, ashtu siç ndodhi me të preferuarin e tifozerisë së Liverpulit, Robi Fauler, i cili u kthye në “Anfield” në vitin 2006. Benitez i ka thënë dje gazetës “Daily Star” se “kjo është një situatë e ndryshme nga ajo e Robi Faulerit. Robi e dinte se ishte një mundësi fantastike për të rikthimi në skuadër.

Ai atëherë ishte i dëmtuar dhe kishte shumë ndeshje pa luajtur, por ne ishim të interesuar për një sulmues cilësor si ai. Ai e kuptoi qartë rolin e tij. Majkëlli është më i ri dhe ka ende vite për të luajtur. Ai është sulmues klasi, kështu që do të dëshirojë të luajë çdo ndeshje si titullar. Për momentin, ne jemi të kënaqur me Fernando Torresin”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *