Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti viziton zjarrfikësit

Bexheti viziton zjarrfikësit

Në ditën tuaj unë si kryetar I komunës së Tetovës, ju siguroj se përkujdesja ndaj jush do të jetë e vazhdueshme duke ju siguruar të gjitha kushtet dhe paisjet e nevojshme për të pasur një shërbim efikas për mbrojtjen e qytetarëve nga zjarret e mundshme.Për të pasur një shërbim të shpejtë të zjarrfikësve dhe efektiv ne si komunë do të sigurojmë paijsje moderne për shërbimin tuaj dhe në të njejtën kohë do të bëjmë trajnime të vazhdueshme për të ritur edhe më tepër profesionalizimin dhe gatishmërinë tuaj në raste të rrezikut”, tha Bexheti

Tetovë, 20 maj-Me një koktej rasti sot edhe zjarrëfikësit e Tetovës shënuan 20 majin ditën e zjarrëfikësve në Maqedoni.Në këtë eveniment ka marrë pjesë edhe kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti I cili ka falemenderuar ata për përkushtimin dhe shërbimin në mbrojtje të jetës dhe të mirave materiale të qytetarëve të Tetovës.

“Në ditën tuaj unë si kryetar I komunës së Tetovës, ju siguroj se përkujdesja ndaj jush do të jetë e vazhdueshme duke ju siguruar të gjitha kushtet dhe paisjet e nevojshme për të pasur një shërbim efikas për mbrojtjen e qytetarëve nga zjarret e mundshme.Për të pasur një shërbim të shpejtë të zjarrfikësve dhe efektiv ne si komunë do të sigurojmë paijsje moderne për shërbimin tuaj dhe në të njejtën kohë do të bëjmë trajnime të vazhdueshme për të ritur edhe më tepër profesionalizimin dhe gatishmërinë tuaj në raste të rrezikut”, tha Bexheti

Bexheti ka thënë para zjarrëfikësve se janë krijuar partneritete me misionet ndërkombëtare për trajtnimin e tyre që edhe më tepër do të rritë përkushtimin dhe shkathtësitë e interevenimeve në rast rreziku, tha Bexheti para zjarrëfikësve I cili edhe u njoh me parkun dhe garzhën e zjarrfikësve të Tetovës.(U.H)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *