Home / Sport / Bolt theu rekordin e vjeter 26 vjec

Bolt theu rekordin e vjeter 26 vjec

Kampioni i shumëfishtë olimpik nga lojërat olimpike Pekin 2008, xhamajkani Usain Bolt, në vrapin promovues në rrugët e Mançesterit ka thyer rekordin e botës në 150 metra.

Sprinteri xhamajkanas 150 metra i përshkoi me kohën 14.35 sekonda dhe kështu theu rekordin e italianit Pjetro Menea të vendosur në vitin 1983. Rekordi i tij ishte me kohën 14.8o sekonda. Usain Bolt, pas aksidenti të trafikut të cilën e kishte muajin e kaluar për herë të parë doli në pistë. Megjithatë xhamajkani 22 –vjeçar në Mançester nuk tregoi kurrfarë shenja se kishte pësuar aksident dhe dominoi në tërësi, ai 100 metrat e fundit të këtij vrapi i përshkoi për 8.72 sekonda.
Kështu kampioni olimpik dhe mbajtësi i rekordeve të botës në vrapin e 100, 200 dhe stafetës 4×100 metra u bë mbajtës i rekordit të botës edhe në vrapin e 150 metrave, pasi që shumë larg pas tij me kohën 15.07 sekonda e kishte lënë atletin britanik Marlon Devonish.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *