Home / Sport / Boston dhe Lejkersi i nisin me humbje

Boston dhe Lejkersi i nisin me humbje

Boston dhe LA Lejkersi pësuan disfata në ndeshjet e para gjysmëfinale në Konferenca. Boston dhe LA LejkersiBoston dhe LA Lejkersi ndeshjet e para Bostoni në “TD Banknorth Garden” u mposht nga Orlando (90:95), derisa LA Lejkersat në “Staples Center” u mundën nga Hjuston Rokets (92:100).

Boston dhe LA Lejkersi startuan me humbje në rrethin e dytë të play-off-it të NBA-së ndonëse luajtën para shikuesve të tyre. Bostoni në “TD Banknorth Garden” u mposht nga Orlando (90:95), derisa LA Lejkersat në “Staples Center” u mundën nga Hjuston Rokets (92:100).
Në Boston magjistarët që nga fillimi ishin në epërsi e cila në një periudh të loës arriti madje në 28 pikë (37:65). Bostoni me kalimin e kohës ngushtoi diferencën e “Magjistarëve” nga Florida, madje 43 sekonda para fundit ajo ishte vetëm në tri pikë, por megjithatë gjetën forcë për t’iu kundërvu vendësve të cilët megjithatë janë shpenzuar së tepërmi në rrethin e parë me Çikagon kur iu nevojiten madje shtatë ndeshje për të kaluar në gjysmëfinale të konferencës.
Pirs me 23 pikë (7-18) gjuajtjet nga loja ishte më efikasi tek “Keltët”, derisa në radhët e mysafirëve të cilëve pas një ndeshje pauzë iu kthye qendra Hauvard, më të disponuarit ishin Luis (18), Pietrus (17) dhe Hauvard i cili përveç 16 pikëve arriti t’i kap 22 topa. Ndeshja e dytë zhvillohet natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes sërish në Boston.
Befasi edhe në “Staples Center”. Hjuston Rokets ka mposhtur Lejkersat me rezultat 100:92 në saje të lojës tejet efikase të Jao Mingut i cili ishte më efikasi me 28 pikë, ndërkohë pati edhe dhjetë kërcime.
Artest (8/15 gjuajtjet nga loja) e ndihmoi me 21, derisa Bruks (7/14) shënoi 19 pikë.
Në radhët e vendësve më efikasi ishte Kobi Brajant (14/31 gjuajtjet nga loja) me 32 pikë, derisa spanjolli Gasol kësaj radhe u ndal në 14 pikë.
Takimi i dytë zhvillohet gjithashtu në Los Angjelos, natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.
Në pjesën e rregullt të kampionatit të katër ndeshjet përfunduan me fitore të LA Lejkersave.

NBA, play-off-i – Rrethi i dytë

Konferenca e Lindjes

Boston – Orlando 95:90
(Orlando avancon serinë 1:0)

Kondferenca e Perëndimit

LA Lejkersi – Hjuston Rokets 92:100
(Hjuston avancon serinë 1:0)

Të martën me 5 maj

Klivlend – Atlanta (02.00 pas mesnate)
Zhvillohet ndeshja e parë

Konferenca e Perëndimit

Denver – Dallas (04.30 pas mesnate)
Denver avancon serinë 1:0)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *