Home / Sport / Boston mezi fitoi, Lakers dorëzohet në Houston

Boston mezi fitoi, Lakers dorëzohet në Houston

Hustoni shënoi fitore të lehtë përballë LA Lakersave, duke barazuar rezultatin në 2:2 në seri, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Bostini të cilët për një pikë ishin më të mirë se Orlando.

Basketbollistët e Houstonit me lehtësi kanë mundur në ndeshjen e katërt të garave shtesë në Ligën NBA skuadrën Los Angeles Lakers duke shënuar një rezultat bindës 99:87 dhe duke barazuar në 2:2 në seri në konferencën e perëndimit. Ndonëse Houston ishte i hendikepuar pa Yao Mingun, i cili për shkak të lëndimit nuk do të paraqitet deri ën fund të stinorit. Me fishkëllimin e fundit ka fituar edhe Boston në ballafaqim me Orlandon me rezultat 95:94 dhe po ashtu ka barazuar në seri 2:2.

Garat shtesë- gjysmëfinalet:

Lindja

Orlando(3)-Boston(2) 94:95 (2:2)

Perëndimi

Houston(5)-LA Lakers(1) 99:87 (2:2)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *