Home / Lajme / Maqedoni / Burrimet e Sharrit shpalosin foklorin në Klinë

Burrimet e Sharrit shpalosin foklorin në Klinë

Në këtë festival marrin pjesë 34 shoqëri kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Mali I Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora shqiptare në mërgim.Kjo shoqëri vitin e kaluar në këtë festival mori çmimin si shoqëri më e kompletuar.

Shoqëria Kulturo Artistike “Burrimet e Sharrit” nga Tetova, do të përfaqësojë tetovën në festivalin mbarëkombëtar “I këndojmë Lirisë” që do të mbahet në Klinë, për nder të dëshmorit të kombit Muj Krasniqi.

Në këtë festival marrin pjesë 34 shoqëri kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Mali I Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora shqiptare në mërgim.Kjo shoqëri vitin e kaluar në këtë festival mori çmimin si shoqëri më e kompletuar.

Përveç pjesëmarrjes në festival kjo shoqëri do të marrë pjesë me një program artistik gjatë zbulimit të shtatores së komandantit Muj Krasniqi, me moton, “Klina këndon me ty dhe për ty”.”Traditat folklorike të rajonit të Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, dhe kostumet popullore do të përbëjnë pasurinë e programit që do të shpalos kjo shoqëri gjatë festivalit” thonë drejtuesit e shoqërisë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *