Home / Sport / Button, i pandalshëm

Button, i pandalshëm

Jenson Button nga Brawn GP ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Monacos, që është triumfi i tij i pestë në gjashtë garat e para të sezonit në Formula 1. Kolegu i tij, Rubens Barrichello përfundoi i dyti para Kimi Raikkonenit, në Ferrari. Britaniku ka 16 pikë epërsi në klasifikimin e pilotëve.

Jenson Button nga Brawn GP ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Monacos, të dielën, që është triumfi i tij i pestë në gjashtë garat e para të sezonit në Formula 1. “Fituam edhe në Monaco, kjo është e jashtëzakonshme”, tha Button derisa hyri në cak, 7.6 sekonda para kolegut Rubens Barrichello.

Kjo ishte fitorja e parë e Buttonit në Monaco, ai tani ka 51 pikë, ndërsa përcillet nga Barrichello me 35 dhe Sebastian Vetteli nga Red Bulli, i cili përfundoi garën në xhiron e 16, por ka 23 pikë. Kimi Raikkonen i solli Ferrarit rezultatin më të mirë këtë sezon duke përfunduar i treti.

Felipe Massa ishte i katërti në bolidin tjetër të Ferrarit, para Mark Webberit nga Reb Bull. “Nuk jam i kënaqur me pozitën e tretë, por është rezultat i mirë për ekipin”, tha Raikkonen. Brawn GP u bë ekipi i parë që fitoi në Monaco, në sezonin debutues nga Jody Scheckter i Walter Wolf’s, i cili kishte triumfuar para 32 viteve.

Kampioni i botës, Lewis Hamilton, fitues i garës së vitit të kaluar në Monaco, ishte i 12-i, pasi startoi nga pozita e fundit. Button festoi në podium, duke përshëndetur tifozët para se të pranojë trofeun nga princi Albert. Brawn GP udhëheq edhe në konkurrencën e konstruktorëve me 86 pikë.

Red Bull është i dyti me 42.5, ndërsa Toyota ka tubuar 26.5. Button ruajti pozitën e parë startuese dhe ngadalë u përforcua si lider. Ai ruajti epërsinë solide, ndërsa Barrichello e përcolli para dy pilotëve të Ferrarit. “Jam krenar me atë që kemi arritur sot”, tha Barrichello. Rosberg përfundoi i gjashti, Fernando Alonso në Renault ishte i shtati, ndërsa Sebastien Bourdais në Toto Roso, mori pikën e fundit në pozitën e tetë.

Rezultatet e garës:

1 Jenson Button 1:40:44.282
2 Rubens Barrichello 1:40:51.948
3 Kimi Raikkonen 1:40:57.724
4 Felipe Massa 1:40:59.392
5 Mark Webber 1:41:00.012
6 Nico Rosberg 1:41:17.868

Renditja e kampionatit:

1 Jenson Button 51
2 Rubens Barrichello 35
3 Sebastian Vettel 23
4 Mark Webber 19.5
5 Jarno Trulli 14.5
6 Timo Glock 12

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *