Home / Sport / Cana beson se Machesteri do të fitojë Ligën e Kampionëve

Cana beson se Machesteri do të fitojë Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Olimpik Marsejës Lorik Cana mendon se Mchesteri do të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve.

Për Lorik Canën, futbollisti shqiptar i Olimpikut të Marsejës, do të jetë Mançester Junaitid skuadra që do ta fitojë për të dytin vit radhazi titullin e kampionit të Evropës (Champions Ligë). Kjo është një nga përgjigjet që Loriku u ka dhënë tifozëve të Olimpikut të Marsejës, në një intervistë në faqen zyrtare të klubit. “Sipas mendimit tim, Mançesteri do ta fitojë sërish Champions Ligën”- iu përgjigj kapiteni shqiptar pyetjes se kush do të shpallet kampion Evrope në këtë sezon. Po ashtu, Cana ka dhënë shpjegime edhe në lidhje me ecurinë e Shqipërisë, apo të ardhmen e një kombëtareje të mundshme të Kosovës. “Me Shqipërinë nuk kemi me shanse të shkojmë në Botërorin 2010. U nisëm mirë në grupin tonë, por pësuam 3 humbje radhazi. Nuk kam pasur mundësi të luaj rregullisht. Do të jem i pezulluar për ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës. Nuk është e lehtë në një grup me Portugalinë, Suedinë, Danimarkën.
Synojmë të mbledhim maksimumin e pikëve”. Ndërkohë që, kur Lorikun e kanë pyetur për një kombëtare të Kosovës, mesfushori 25-vjeçar ka theksuar: “Personalisht unë ndjehem tërësisht shqiptar. Kosova është me 90 për qind të popullsisë shqiptare, ndaj ne ndihemi shqiptarë para së gjithash. Për ne, ekipi kombëtar është Shqipëria, ndaj nuk e vrasim mendjen më shumë se kaq”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *