Home / Sport / Cana, ne gare per çmimin lojtar me i mire

Cana, ne gare per çmimin lojtar me i mire

Mesfushori shqiptar i Olimpikut te Marsejes Lorik Cana, eshte perfshire ne gare per te fituar çmimin e lojtarit me te mire te kesaj skuadre ne sezonin aktual, ku skuadra e tij lufton per titullin e kamionit.Emri i 25-vjeçarit kuqezi eshte perzgjedhur ne listen e faqes prestigjioze sportive ne internet “Goal.com”, e cila po organizon nje sondazh online.

Kjo liste perbehet nga pese futbolliste qe kete sezon kane treguar paraqitje me te mira ne fanelen e Marsejes. Keto emra se bashku me Lorik Canen e kane shnderruar skuadren ne nje pretendente per te rikthyer titullin kampion ne Marseje pas 18 vjetesh. Pervec shqiptarit ne kete liste gjinden edhe portieri Steve Mandanda, Taje Taiwo, Benua Shejru dhe Mamadu Niang.

Shpjegimi i faqes se internetit “Goal.com” per perfshirjen e Canes ne kete liste eshte: “Çdo skuader e madhe ka nevoje per nje lider te madh, dhe Cana eshte nje i tille te Marseja ne kuptimin e plote te fjales. Shqiptari ka bere nje pune shume te mire ne mesfushe, eshte energjik, kembengules, i paperkulur ne e stilin tij dhe i jep ton lojes se Olimpikut te Marsejes.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *