Home / Lajme / Maqedoni / Cervenkovski i deshperuar per deshtimin ne samitin e Bukureshtit

Cervenkovski i deshperuar per deshtimin ne samitin e Bukureshtit

Në takimin e fundit me gazetar, presidenti Branko Crvenkovski promovoi edhe librin me titull” Shënime për një kohë- 5 vite në krye të Republikës së Maqedonisë”. Mandati 5 vjeçar i Branko Crvenkovskit skadon të marten ndërkaq më 24 maj rikthehet në postin e kryetarit të LSDM-së.

Në takimin lamtumirës nga posti i presidentit me gazetarët, Branko Cërvenkovski duke folur për mandatin e tij 5 vjeçar theksoi se çdoherë është angazhuar që të realizoj politikat për të cilat ka menduar se janë në të mirë të interesave nacionale të shtetit. Ka pasur momente të mira por edhe dëshprime, gjatë këtij mandati deklaroi Cërvenkovski.

“Isha i lumtur kur në vitin 2004 SHBA vendosën të njohin Maqedonin me emrin kushtetues. Gjithashtu edhe në vitin 2005 kur morëm statusin e vendit kandidat për antarsim në BE. Por isha i dëshpruar që në këtë periudhë nuk u anëtarësuam në NATO dhe nuk filluam bisedimet per anëtarësim në BE”, tha presidenti Branko Crvenkovski.
Ai tha se edhe ai vetë mbanë përgjegjësi për dështimin e Maqedonisë në rrugën e sajë drejtë anëtarësimit në NATO.

‘Secilin mossukses të Maqedonisë përderisa isha president i saj, e vlerësoj si mossukses timin personal, pranoj pjesën time të përgjegjësisë në atë masë në të cilën ky epilog është rezultat i politikës, qëndrimeve dhe vendimeve të mia’. Pjesën ku situatat e këtilla janë pasoj e politikës së institucioneve të tjera shtetërore, politik me të cilën nuk jam pajtuar dhe me të cilën publikisht jam konfrontuar, përgjegjësin do të duhet ta marrin ata”, theksoi presidenti Crvenkovski.

Në takimin e fundit me gazetar, presidenti Branko Crvenkovski promovoi edhe librin me titull” Shënime për një kohë- 5 vite në krye të Republikës së Maqedonisë”. Mandati 5 vjeçar i Branko Crvenkovskit skadon të marten ndërkaq më 24 maj rikthehet në postin e kryetarit të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *