Home / Sport / Chelsea fiton Kupën FA

Chelsea fiton Kupën FA

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore përballë Evertonit për ta fituar trofeun e FA Cup. Rezultati pas 90 minutash ka qenë 2:1 për blutë e Londrës.Është ky i vetmi trofe që Chelsea ka fituar sivjet.

Ndeshja finale e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley Stadium, ndërmjet Chelseat dhe Evertonit, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.

Kaluan vetëm 30 sekonda nga fillimi ndeshjes dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha, e kaloi Evertonin në epërsi duke shokuar tifozët që në minutën e parë të takimit.

Mirëpo, Blutë u kthyen në lojë në minutën e 21-të, kur pas një krosimi të Maloudas, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, e mposhti portierin Howard për ta baraspeshuar rezultatin.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi, Frank Lampard, i cili shmangu Phil Nevillen, dhe nga një distancë prej 18 metrash goditi me këmbën e majtë për të shënuar në skajin e portës së Evertonit (72’).

Është ky i vetmi trofe që Chelsea ka fituar sivjet.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *