Home / Lajme / Maqedoni / Çmimi special për Burrimet e Sharrit

Çmimi special për Burrimet e Sharrit

Artistët tetovarë janë mirëpritur nga publiku vendas të cilët kanë treguar interes për të ndjekur pikat e traditës tetovare.”Vallet dhe ritet me motive popullore që u shtruan në konkurencë janë përcjellur tri net radhazi dhe juria profesionale në fund I dha ansamblit tetovar çmimin special.Ndërkohë që, anëtarët e kësaj shoqate kanë ndaluar në Gjirokastër ku kanë marrë pjesë në festivalin “Argjiro 2009”.Kryetari I Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime artistët e Tetovës I ka shpallur qytetar të Gjirokastrës, pasi që këta artist për herë të katërt kanë shkelur rrugët dhe shkallët e qytetit të gurit dhe kalasë së Çerçis Topullit.

Burrimet e Sharrit pjesëmarrës në dy festivale

Urim Hasipi
Tetovë, 18 maj-Veshje popullore të popujve të Ballkanit I kanë dhënë ngjyrë tradicioanale qytetit të Vlorës ku për herë të parë u mbajt festivali Aulona Internacional folk fest.

Qyteti I flamurit dhe I dëshmorëve hapi portat e saj për për ansamblet pjesmëarrës të cilët kanë performuar nën ritmet tradicionale të muzikës me vlera të lashta të folklorit të cilët shtriheshin nga një shpërndarje gjeografike duke filluar nga këngëtarët dhe valltarët e Malit të Zi, Italisë, Turqisë, Maqedonisë, Greqisë dhe nikoqirit Shqipërisë.Maqedonia në këtë festival është preznatuar nga SHKA “Burrimet e Sharrit” nga Tetova të cilët katër ditë me radhë në këtë qytet sollën traditën e Pollogut.

Artistët tetovarë janë mirëpritur nga publiku vendas të cilët kanë treguar interes për të ndjekur pikat e traditës tetovare.”Vallet dhe ritet me motive popullore që u shtruan në konkurencë janë përcjellur tri net radhazi dhe juria profesionale në fund I dha ansamblit tetovar çmimin special.Ndërkohë që, anëtarët e kësaj shoqate kanë ndaluar në Gjirokastër ku kanë marrë pjesë në festivalin “Argjiro 2009”.

Kryetari I Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime artistët e Tetovës I ka shpallur qytetar të Gjirokastrës, pasi që këta artist për herë të katërt kanë shkelur rrugët dhe shkallët e qytetit të gurit dhe kalasë së Çerçis Topullit.

Festivali “Argjiro 2009” ishte jehona e suksesit për çdo ansambël pasi që aty u gërshetua tradita e kulturave të ballkanit dhe europës në një skenë të vetme pasi kjo ishte rruga e vetme e afirmimit të përfaqësuesve të kombit në një edicion me vlera të larta.Ky eveniment I mbështetur nga fryma artistike e banorëve vendas, ka krijuar një urë lidhje mes kulturave të nacionaliteteve shqiptare, greke, bullgare, maqedonase, malazeze, italiane dhe kroate.

Festivali ka qenë me karakter revial ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit janë dnarë dhurata dhe diploma për pjesëmarrje.Për shkak të performimit të mirë SHKA”Burrimet e Sharrit”, që tani ka ftesë për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *