Home / Sport / Denveri në finale të Konferencës Perëndimore

Denveri në finale të Konferencës Perëndimore

Për herë të parë pas vitit 1985, Denver Nagets do të luajë në finale të Konferencës Perëndimore në NBA, pasi në takimin e pestë të serisë gjysmëfinale ndaj Dallas Maveriks, ka shënuar fitore me shifrat 124:110, duke e mbyllur serinë e fitoreve 4:1.

Maveriksat nuk i ndihmoi as loja e shkëlqyeshme e gjermanit, Dirk Novicki, i cili realizoi 32 pikë e 10 kërcime, ngase Nagets që nga fillimi e kontrolluan lojën dhe nuk lejuan që fitorja të vihet në dyshim në asnjë moment. Më efikasi tek Nagets ishte Karmelo Entoni, me 30 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Çonsi Billaps, me 28 pikë. Në finale, Denveri do të ballafaqohet me fituesin e serisë tjetër gjysmëfinale LA Lejkers – Hjuston.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *