Home / Sport / Derbi shqiptar në Tetovë

Derbi shqiptar në Tetovë

Java e 31 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë përballë njëra tjetrës do të nxjerë skuadrat shqiptare Renovën dhe Milanon. Kampionët e ri Makedonija Gj.P. do të mirëpresin Vardarin, Metalurgu përballë Rabotnickit kërkon pikët e shpëtimit, ndërsa nxitëse do të jetë edhe përballja e Pobedës me Horizont Turnovën.

Derbi shqiptar ndërmjet Renovës dhe Milanos do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të javës së 31 në elitën e futbollit të Maqedonisë. Përvec se është një përballje derbi, ndërmjet dy rivalëve të mëdhej që gjenden në kreun e tabelës, ky takim do të vendosë edhe pyetjen se cila skuadër do të qëndrojë në pozitën e dytë në renditje. Nga tabori i Renovës janë optimisit para takimit me Milanon, përvec Trajcovit të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim për lojë dhe cka është më e rëndësishme të gjithë janë të bindur se do të marin tre pikët. Sulmuesi Ylber Aliu i cili dy vite ka kaluar te skuadra e Milanos, flet me respekt për ish-skuadrën e tij, mirëpo shton se Renova do të marrë tre pikët.
“ Skuadra e Milanos është ndër ekipet më të forta në Maqedoni, ne i respektojmë maksimalisht ata, mirëpo kemi besim në forcat tona. Unë kam kaluar dy vite të shkëlqyeshme atje, por jam i bindur se kemi skuadër më të mirë se ata dhe këtë do ta vërtetojmë të dielën, ku shpresoj të regjistrohem në listën e golashënuesëve” – u shpreh Ylber Aliu.
Në anën tjetër sulmuesi kosovar Genc Iseni, i cili në futbollin e Maqedonisë u promovua pikërisht në radhët e Renovës, për herë të parë do të paraqitet në Tetovë, kundër ish-skuadrës së tij.
“ Renova padyshim se ka një vend të posacëm në zemrën time, unë kam kaluar një kohë të mirë në Tetovë, mirëpo tani mbroj ngjyrat e Milanos dhe duhet të kryej punën me profesionalizëm. Gjithsesi pres ndeshje të bukur dhe më i miri le tu gëzohet tre pikëve” – deklaroi sulmuesi i Milanos Genc Iseni.

Në takimet tjera të javës së 31 Makedonija Gj.P. ndeshjen e parë si kampion do ta ketë përballë Vardarit. Situata në renditje është e tillë që pikët nga ky duel nuk i duhen asnjërës skuadër, prandaj me të drejtë pritet që ekipet të tregojnë futboll të hapur dhe pa kalkulime.
Shumë interesante do të jetë lufta për mbijetesë, ku Sileksi takohet me Pelisterin, Pobeda mirëpret Horizont Turnovën, ndërsa edhe Metalurgu kërkon me cdo kusht tre pikë kundër Rabotnickit. Napredoku e cila me një këmbë është në ligën e dytë, këtë javë është e lirë.

Dyshet e javës së 31-të:

Sileksi – Pelisteri
Pobeda – Horizont Turnova
Metalurgu – Rabotnicki
Makedonija Gj.P. – Vardari
Renova – Milano
Napredoku është i lirë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *