Home / Sport / Deshamp trajner i ri i Olimpikut të Marsejës

Deshamp trajner i ri i Olimpikut të Marsejës

Ish-kapiteni i kombëtares së Francës dhe ish-trajneri i Monakos e Juventusit, Didie Deshamp do të marrë drejtimin e Olimpikut të Marsejës nga edicioni i ardhshëm, kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit marsejez, ku luan edhe futbollisti kosovar, Lorik Cana.

Ai do ta zëvendësojë trajnerin e tanishëm, Erik Gerets, i cili para një jave bëri të ditur se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë klub. “Zgjedhja e Didie Deshampit, cilësitë e të cilit si futbollist, por edhe si trajner flasin gjithçka, ka ardhur natyrshëm, kurse në një takim të presidentit të klubit me aksionarët është konfirmuar kjo zgjedhje. Pas Erik Geretsit, Marseja nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte një trajner të klasit të parë”, thuhet në kumtesën e klubit marsejez. Nga klubi marsejez është bërë e ditur se Deshamp ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, kurse qëllimi kryesor i tij do të jetë titulli i kampionit të Francës. Në karrierën e tij si trajner, Deshamp e udhëhoqi Monakon deri te finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2004, kurse Juventusin e ndihmoi të kthehet në Seria A, pas një edicioni të kaluar në Serie B, për shkak të “Calciopolit”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *