Home / Lajme / Maqedoni / Diploma nga dy universitete për tre vite

Diploma nga dy universitete për tre vite

“Ne mburremi si universitet që jemi partner në tre vitet e ardhshme dhe me anë të këtij programi studentët do të mund të pajisen me diploma të dyfishta, pra pas marrjes së diplomave punësimi I tyre do të jetë shumë më I lehtë si në vend poashtu edhe kudo tjetër”, tha rektori Abazi.

Urim Hasipi
Tetovë, 31 maj-Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL)dhe Universiteti I Londrës bashkërisht organizojnë programin e ri studimor të cilklit të parë –deridiplomik që është pjesë e ofertës akademike në fushën e Sistemeve të Infomacionit dhe Menaxhmentit sipas konceptit të diplomës së dysfishtë.Rektori I Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Alajdin Abazi thotë se studentët të cilët do të kalojnë me sukses këtë program do të kenë mundësi që të pajisen me dy diploma të vlefshme, një nga Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë dhe tjetra nga Universiteti prestigjioz I Londrës, -London School Of Economics.

“Ne mburremi si universitet që jemi partner në tre vitet e ardhshme dhe me anë të këtij programi studentët do të mund të pajisen me diploma të dyfishta, pra pas marrjes së diplomave punësimi I tyre do të jetë shumë më I lehtë si në vend poashtu edhe kudo tjetër”, tha rektori Abazi.

”Kjo është një mundësi e veçantë në rajon e më gjërë sepse nëpërmjet Eksternal Program të Universitetit të londrës, mundësohet që çmimi I studimeve të jetë I privilegjuar për studentët tanë.Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë është një nga universitetet më të kompeltuar si në apsektin akademik dhe kampusin universitar dhe pikërisht në bazë të njohurive që kishim për këtë universitet, ne u përcaktuam që të realizojmë këtë program tre vjeçar, ku më pas diplomat që do të meren do të jenë të pranueshme në tregun vendor dhe atë botëror”, tha Rosemary Goesling nga London School of Economics.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *