Home / Sport / Dunga e lë derën të hapur për Ronaldon

Dunga e lë derën të hapur për Ronaldon

Trajneri i Brazilit, Dunga, e ka lëvduar rikthimin në formë të të tri herë lojtarit më të mirë në botë, Ronaldo, dhe ka deklaruar publikisht se ende ekziston mundësia që 32-vjeçari të luajë për Brazilin.

Rikthimi i furishëm e mbi të gjitha i suksesshëm i futbollistit më të mirë në botë(tri herë fitoi Çmimin e futbollistit të vitit nga ana e FIFA-s që i shkoi për dore vetëm edhe Zidanes) si dhe shënuesit më të mirë në historinë e kampionateve botërore, ka shtyrë legjendat e futbollit braziliane botëror Pele e Romario që të ia qesin ndërmend
trajnerit të Brazilit, Dunga, që t’i bëjë ftesë për grumbulim në Kombëtare. Ronaldo pas 13 muajve është kthyer në fushë më shumë sukses ku për skuadrën e tij Corinthans në 13 ndeshje ka shënuar dhjetë gola. Madje edhe vet kryetari i shtetit Lula kishte thënë se me lojën e treguar Ronaldo meriton ftesën në kombëtare. Mirëpo, Dunga kishte thënë se me gjithë paraqitje e mira të Ronaldos ai ende nuk është plotësisht i gatshëm për nivelin kombëtar. Por, duket se tash Dunga ka ndërruar menje dhe ka deklaruar publikisht se ende ekziston mundësia që 32-vjeçari të luajë për Brazilin. “Unë gjithmonë kam thënë se dyert e Kombëtares janë të hapura për secilin lojtar, i cili është i mirë teknikisht dhe i përgatitur fizikisht”.

“Ronaldo aktualisht është në formë të shkëlqyer dhe është duke u përcjellë nga stafi teknik (i përfaqësueses së Brazilit)”, ka thënë Dunga. “Ronaldo gjithmonë ka shënuar gola. Por kjo është hera e parë që nga viti 2006 që ai ka arritur të luajë më shumë se në dhjetë ndeshje radhazi, prandaj pritet që ai të përparojë edhe më shumë”. “Ai e njeh potencialin e tij. Kështu që, ka mbetur edhe një vit deri te Kampionati Botëror dhe të gjithë duhet të angazhohen për ta fituar rastin për të luajtur”, ka shtuar trajneri i Brazilit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *