Home / Sport / Dzheko: Mund të largohem nga Volfsburgu

Dzheko: Mund të largohem nga Volfsburgu

Futbollisti 23-vjeçar boshnjak në radhët e Volfsburgut, Edin Dzheko dhe braziliani, Grafite, të cilët së bashku kanë realizuar 46 gola në Bundesligë në këtë edicion, janë vënë në shënjestër të shumë klubeve evropiane, kurse largimin e mundshëm nga skuadra e ka paralajmëruar edhe vetë futbollisti boshnjak.

“Me largimin e Magatit ndryshon gjithçka. Kisha planifikuar që në rast se e fitojmë titullin e kampionit të vazhdoj bashkëpunimin me Volfsburgun. Por, tash nuk jam aq i sigurt, sepse ende nuk e dimë as kush do të jetë trajner i skuadrës në edicionin e ardhshëm”, ka pohuar Dzheko, duke ndezur dritën e gjelbër për klubet e pasura evropiane. “Sa i përket shkuarjes time te Çelzi, mund të them se ka pasur bisedime shumë konkrete, por marrëveshja ende është e largët”, ka nënvizuar realizatori i 22 golave në këtë edicion. Dy javë para mbylljes së kampionatit në Gjermani, Volfsburgu kryeson renditjen, kurse Dzheko ngec dy gola ndaj brazilianit, Grafite.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *