Home / Sport / Edhe Mancesteri kerkon Benzeman

Edhe Mancesteri kerkon Benzeman

Mançester Junaited është duke përgatitur një super ofertë për francezin e Lionit, Karim Benzema. “The Sun” publikon se kampionët e Anglisë, dhe më gjerë, janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit Benzema.

Trajneri Ferguson e ka ndjekur nga afër super talentin këto javë, dhe është i bindur plotësisht për dobinë e tij në “Old Trafford”. Në këtë pistë Mançesterit do t’i duhet të përballet edhe me konkurrencën e vështirë të Realit, Barcelonës dhe Çelsit, të cilat e kërkojnë prej kohësh këtë futbollist.

Largimi i Banzemasë nga Lioni do të thjeshtohej shumë nëse kjo skuadër nuk do të marrë pjesë vitin e ardhshëm në ligën e Kampioneve. Aktualisht kampionët e Francës në fuqi renditen në vendin e tretë, me vetëm një pikë më shumë se Paris SG i vendit të katërt, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në evenimentin më të madh të klubeve në Evropë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *