Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Tetova me McDonalds

Edhe Tetova me McDonalds

Për mua është një nder I madh që të bëjnë hapjen e Mcdonaldsit të ri në Tetovë.Është kënaqësi e madhe që të hap këtë objekt të bukur.Dua që të falemenderoj të gjithë mendoj se kjo është e rëndësisihme për maqedoninë.McDonalds është shmebull I shkelqyer për punën profesionale dhe investitor I madh përmes përfaqësive në maqedoni dhe ne jemi mjaft krenar me këtë.Ata fokusohen në kualitet dhe mysafirët nga Tetova do të jenë të kënaqur me shërbimet”, tha Riker

Urim Hasipi
Tetovë, 31 maj-Tetova qyteti i dy universiteteve u bë qyteti i parë shqiptar i brendit të njohur për ushqim të shpejtë McDonald’s. Përndryshe, Tetova është qyteti i tretë pas Shkupit dhe Ohrit ku McDonald’s hapi fast-foodin më të ri të saj.Tani më edhe qyteti I Tetovës është në trend me metropolet e botës.

Ushqimet e brendit ndërkombëtar McDonalds janë të njohura në mbarë botën kurse që një javë këto ushqime të shpejta mund t`i shijojnë edhe qytetarët e Tetovës, në lokalin që gjendet përballë postës së qytetit.Për ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni Filip Riker I cili morri pjesë në hapjen solemne kjo paraqet një ditë e vecantë për qytetin e Tetovës pasi që hyn në zinxhirin e qyteteve ku ky brend është I pranishëm.

”Për mua është një nder I madh që të bëjnë hapjen e Mcdonaldsit të ri në Tetovë.Është kënaqësi e madhe që të hap këtë objekt të bukur.Dua që të falemenderoj të gjithë mendoj se kjo është e rëndësisihme për maqedoninë.Mc donalds është shmebull I shkelqyer për punën profesionale dhe investitor I madh përmes përfaqësive në maqedoni dhe ne jemi mjaft krenar me këtë.

Ata fokuesohen në kualitet dhe mysafirët nga Tetova do të jenë të kënaqur me shërbimet”, tha Riker.Në hapjen solemne të mcdonlads në Tetovcë morrën pjesë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, ministri i ekonomisë Fatmir Besimi, ministri I pushteti lokal Musa Xhaferi, ambasadori I SHBA-ve në Shkup Filip Ryker si dhe personalitete tjera nga jeta publike dhe shoqërore në vend.Rrjeti i restoranteve McDonalds për herë të parë në tregun e Maqedonisë, filloi t’I ofrojë para 12 viteve në Shkup.

Riker:Eshte koha per te zgjidhur kontestin

Zëvendësambasadori amerikan në Shkup Filip Riker ka deklaruar të shtunën në Tetovë se pas zgjedhjeve në bashkimin evropian duhet të zgjidhet edhe çështja e emrit me Greqinë qw wshtw pengesa pwr anwtarwsim nw NATO.
Sipas Riker-it, tani më është koha që kjo çështje të zgjidhet. Është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit.”Ju e dini qëndrimin tonë.Ne dëshirojmë sinqerisht që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s, e tëra që duhet bërë është zgjidhja e çështjes së emrit dhe ju e dini pozicionin tonë për këtë.

Tani ka mundesi të ndodhë kjo. Kemi zgjedhjet në bashkimin evropian javën e ardhshme, pastaj mund të lëvizet përpara duke shfrytëzuar procesin që zhvillohet në KB dhe ndërmjetsin Nimic, që të ulen palët dhe të zgjidhet kjo çështje”, deklaroi Riker

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *