Home / Sport / Eto’o i kënaqur me sezonin. Anri shpreson të luajë në finalen e LK

Eto’o i kënaqur me sezonin. Anri shpreson të luajë në finalen e LK

Sulmuesi kamerunas i Barcelonës, Samuel Eto, mendon se ai dhe pjesa tjetër e skuadrës duhet që ta shfrytëzojnë triumfin në Kupën e Mbretit të Spanjës, si nxitje për sukses në dy trofetë e tjerë të këtij edicioni: Titullin e kampionit në Spanjë dhe në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë lëndimi i ligamenteve të gjurit të djathtë ka larguar sulmuesin francez të Barcelonës Anri, në tri ndeshjet e fundit nga skuadra dhe ai mbetet në dyshim edhe për paraqitjen në finalen e Ligës së Kampionëve më 27 maj në Romë kundër Mançester Junajtedit.

Barcelona mposhti me rezultat bindës Atletik Bilbaon, 4:1 në finalen e kupës, kurse Eto mendon se edhe dy trofetë tjerë janë të mundshëm për t’i fituar. “Të dyja skuadrat e kemi merituari fitoren dhe unë e uroj Atletikon për arritjen deri në finale. Dëshira ime është që të dielën ta festojmë titullin e kampionit, kurse më pas të përqendrohemi në finalen e madhe të Romës në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Eto. Pas emërimit si timonier i Barcelonës, Guardiola kishte thënë se Eto është njëri nga futbollistët në të cilët nuk llogaritë për këtë edicion, mirëpo fatmirësisht bashkëpunimi vazhdojë, kurse sulmuesi kamerunas e arsyetojë besimin e dhënë, duke shënuar 28 gola. “Kush do të thoshte se ky edicion do të ishte kaq i suksesshëm për mua? E kujtoj shumë mirë se para fillimit të edicionit e kisha një situatë shumë të vështirë”, ka përfunduar Eto.

Anri u lëndua më 2 maj në ndeshjen ndaj Realit dhe më nuk luajti asnjë minutë. Ai nuk u paraqit as në finalen e Kupës së Mbretit, në të cilën Barça e mposhti Atletik Bilbaon 4:1. Madje, nuk mori pjesë as në festën e bashkëlojtarëve të tij për këtë trofe. “Skuadra ime momentalisht po luan shkëlqyeshëm dhe loja e saj është për çdo lëvdatë. Arsyeja e mos paraqitjes sime në festën e këtij triumfi ishte fare e thjeshtë: Dua që sa më parë të jem i gatshëm për finalen e Romës. Do të bëjë çmos që të jem në dispozicion të trajnerit për atë sfidë të madhe”, ka thënë Anri. Në fakt, pikërisht trofeu i Ligës së Kampionëve është ai që i mungon sulmuesit francez në karrierën e tij të begatshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *