Home / Lajme / Rajon / Eurovision:Kejsi Tola kualifikohet ne finale

Eurovision:Kejsi Tola kualifikohet ne finale

Kejsi bëri një paraqitje të bukur të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit për të marrë vizën që të paraqitet sërish të shtunën mbrëma në finale.
Sonte u kualifikuan dhjetë shtete: Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Shqipëria, Moldavia, Danimarka, Estonia, Norvegjia dhe Greqia.

Urim Hasipi

Këngëtarja e cila e përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, Kejsi Tola, ka siguruar një vend në finalen e të shtunës mbrëma ku do të konkurrojë me përfaqësuesit e 24 shteteve tjera finaliste për ta fituar Festivalin evropian të këngës, i cili mbahet në kryeqytetin rus, Moskë.
Kejsi bëri një paraqitje të bukur të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit për të marrë vizën që të paraqitet sërish të shtunën mbrëma në finale.
Sonte u kualifikuan dhjetë shtete: Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Shqipëria, Moldavia, Danimarka, Estonia, Norvegjia dhe Greqia.

Në natën e parë gjysmëfinale u kualifikuan: Turqia, Suedia, Izraeli, Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Armenia dhe Islanda, ndërkohë që Rusia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, janë kualifikuar automatikisht, dhe është ky numri i plotë prej 25 shteteve të kualifikuara për finalen e madhe të të shtunës mbrëma.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *