Home / Sport / F1, Baton, niset i pari edhe në Spanjë

F1, Baton, niset i pari edhe në Spanjë

Ferrari ka dhënë sinjale tepër pozitive në Cmimin e Madh të Spanjës, ku Felipe Masa zuri vendin e katërt në nisje. Ndërkohë, kohën më të shpejtë e dha sërish Xhenson Baton, i ndjekur nga Vetel dhe Barrikelo.

Xhenson Baton ka arritur pole-positionin edhe në Çmimin e Madh të Spanjës. Piloti i Braun GP ka qenë më i shpejti në cirkuitin e Montmelos, duke shtangur në xhiron e fundit gjermanin e Red Bull Sebastian Vetel. Për Baton është një shans i artë që të arrijë fitoren e katërt në pesë gara, duke parë edhe forcën e makinës së tij. I treti do të niset piloti tjetër i Braun GP, Rubens Barrikelo, i cili ka lënë pas brazilianin e Ferrarit Felipe Masa. Provat në Çmimin e Madh të Spanjës kanë sjellë edhe këtë përmirësim në ritmet e skuderisë së Maranelos, që ka qenë zhgënjimi më i madh i këtij sezoni. Gjithsesi, vendi i 16-të i Kimi Raikonen tregon se Ferrari ka ende shumë punë për t’u kthyer kompetitiv. Ndërkohë, vendi i pestë për australianin Mark Veber me Red Bull, që ka lënë pas Timo Glok dhe Jarno Trulin, të dy me makinat Tojota. Vendi i tetë në start do t’i takojë spanjollit Fernando Alonso, ndërsa Hamilton është renditur vetëm i 14-ti.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *